Vllaznia U-19 ka perseritur rezultatin e vjetshem ne Moldavi edhe kete here ne Kazakistan. Kuqeblutë në ndeshjen e parë të luajtur paraditen e sotme në Kazakistan janë mundur me rezultatin 1-3 nga ekipi vendas FC Astana.

Ndeshja ka startuar në mënyrën më të keqe të mundshme për kampionen shqiptare. Që në minutën e 2-të mbrojtësi Lekaj në përpjekje për të larguar një top të rrezikshëm nga zona, ka penguar në mënyrë të parregullt sulmuesin kryesor të kundërshtarit, Prokopenko dhe arbitri i takimit ka akorduar 11-metërsh.

Atë e ka marrë përsipër për ta gjuajtur vetë ky lojtar dhe e ka dërguar në rrjetë. Një fillim i keq që ka tronditur Vllazninë e cila pas tetë minutash do të ndëshkohej sërish. Dhe përsëri nga i njëjti lojtar- Prokopenko që dyfishon shifrat.

Kuqeblutë janë munduar të reagojnë dhe tentojnë fillimisht me anë të Ndrecës dhe më pas me Qardakun e Palushanin, por pa rezultat. Ky i fundit madje ne ’41 ka humbur shansin me te mire per te shenuar per kuqeblute.

Loja ka vazhduar në këtë mënyrë por Vllaznia nuk ka arritur dot të ngushtojë shifrat. Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-0 për vendasit. Edhe e dyta fillon në të njëjtën mënyrë, me shkodranët në sulm në kërkim të golit të parë por ndodh sërish e kundërta.

Në minutën e 53-të Astana do të shënonte edhe golin e tretë me anë të Zhakipbayev. Një gol që fik shpresat e kuqebluve të cilët mundohen të shënojnë të paktën golin e nderit.

Por në minutën e 86-të mbrojtësi Elmir Lekaj do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht më pas merr edhe të kuqin duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak.

Megjithate ne minuten e 90-te nderkohe Qardaku do te shenonte golin e vetem per Vllaznine, nje gol qe u jep shprese kuqebluve per ndeshjen e kthimit. Përfundimisht 3-1 per Astanen.
© shkodrasport.com