Ditën e sotme është zhvilluar “Klasikja” e Shqipërisë, teksa Tirana U-19 është vënë përballë Vllaznisë U-19. Një duel mjaft interesant i kësaj grupmoshe, ku dominim apsolut kishin bardheblutë që triunfuan me shifrat 3-1.

Siç shikohet, krejt ndryshe nga 17 vjeçaret shkodrane, te rinjte nuk po arrijne te shfaqin asgje dhe si rrjedhoje me kete humbje i kane dhene lamtumiren pretendime te tyre ne kupe.

Për kryeqytetasit do të shënonte “Hat-Trick” sulmuesi Leo Ballhysa, ku do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 59-të, 73’ dhe 83’, ndërsa për shkodranët do të shënonin vetëm me Ernest Hagrepi, i cili u mundua te rihapte ndeshjen teksa ngushtoi per momentin rezultatin ne 2-1, por kjo nuk zgjati shume.

Bardheblute shenuan edhe golin e trete duke mbyllur kesisoj te gjithe ndeshjen me rezultatin 3-1 ne favorin e tyre dhe ne kete menyre ata siguruan kualifikimin per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.

Nga ana tjeter Vllaznia U19 konfirmoi edhe njehere tjeter se nuk po kalon momente te mira dhe ashtu si ne kampionat, edhe ne kupe nuk arriti te beje asgje me shume per te qene ne mes ekipeve pretendente.