Të shtunën në orën 10.00 do të zhvillohet në Kamëz ndeshja gjysmëfinale e kampionatit kombëtar të të rinjve, ajo në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Në kampin shkodran janë në përgatitjet e fundit për këtë takim dhe çdo gjë po shkon ashtu si duhet.
Drejtori i Akademisë Qashif Hoxha në një prononcim për “Shkodra Sport” shprehet i bindur tek suksesi i këtij ekipi që ka në përbërje lojtarë të talentuar. “Ne jemi gati per kete ndeshje dhe besoj se do ta kalojme me sukses. Stafi ka marre te gjitha masat per skuadren nderkohe qe edhe klubi na ka krijuar kushte optimale per kete ndeshje.
Meqenese ndeshja do te luhet ne oren 10.00, ekipi do te grumbullohet nje nate perpara ne nje nga hotelet e kryeqytetit per te qene gati per ballafaqimin me Flamurtarin, nje ekip qe e vleresojme por ne me shume besojme tek ekipi yne se ka me shume vlera se kundershtari dhe prandaj presim qe ai te jete ne finale”- eshte shprehur Hoxha.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me të ardhmen e këtyre futbollistëve, shumica e të cilëve nuk do të kenë më moshën për të luajtur me këtë ekip sezonin e ardhshëm, drejtori Hoxha shprehet. “Kemi te bejme me nje brez lojtaresh te talentuar te datelindjes 2000 dhe 2001. Ata jane qe 15 vjeç kampione dhe jane rritur me kete fryme, prandaj dhe besojme tek to.
Jam plotesisht i bindur se 6-7 prej tyre e meritojne te jene ne vemendjen e ekipit te pare sepse pervoja boterore ka treguar se ai klub qe beson tek Akademia, eshte i suksesshem, si nga ana financiare por edhe nga ana sportive. Prandaj gjej rastin t’i bej thirrje edhe njehere drejtuesve te klubit t’i shohin me kujdes keto sportiste, duke filluar nga portieri Qarri, e per te vazhduar me 5-6 te tjeret sepse do te jete ne te miren e tyre per te ardhmen e Vllaznise”- perfundon drejtori Hoxha.
Kuqeblutë gjithsesi duken të fokusuar tek gjysmëfinalja e së shtunës ku synojnë daljen në finale dhe më pas edhe fitimin e trofeut, për të kurorëzuar me sukses një tjetër sezon të shkëlqyer që ato kanë zhvilluar edhe sivjet.
© shkodrasport.com