Vllaznia U19 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka luajtur ne Arbane te Tiranes ndaj Dinamos, skuader me te cilen ka arritur te triumfoje me rezultatin 2-1.
Gjithçka eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare te ndeshjes per shkodranet. Fillimisht ka qene sulmuesi Kevin Dodaj i cili ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 7-te, ndersa ne minuten e 21-te ka qene mesfushori Ersi Zaganjori qe ka dyfishuar shifrat.
Pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0 ne favor te Vllaznia U19. Ne pjesen e dyte, Dinamo i ka shtuar perpjekjet per te shenuar dhe ia ka dale me ane te Meces ne minuten e 78-te, por vetem kaq sepse nuk mund te benin asgje me shume dhe si rrjedhoje, eshte detyruar te pranoje humbjen.
Vllaznia U19 ne kete menyre ka fituar me rezultatin 2-1 dhe eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve duke qene tashme ne vendin e trete te renditjes se kampionatit./www.shkodrasport.com/