Vllaznia U19 ka marre nje fitore me shume vlere sot ne transferten e Durresit duke fituar me rezultatin e ngushte 3-2 ndaj Teutes vendase. Ka qene nje 90 minutesh i shoqeruar nga nje lufte e forte sportive por qe ne fund ka nxjerre fitues kuqeblute e drejtuar nga trajneri Elvis Plori.

Ndeshja ka filluar ne menyren me te mire te mundshme per ta. Ne minuten e 11-te ka qene mesfushori Hazret Shimaj i cili ka shenuar golin e pare duke zhbllokuar shifrat, ndersa ne minuten e 24-te ka qene mbrotjesi Erigestino Pepnikaj qe ka dyfishuar shifrat.

Ne fundin e pjeses se pare ka qene Xhafkollari qe ka shenuar golin e pare per durrsaket dhe ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 2-1 ne favor te Vllaznia U19. Ne fillimin e se dytes do te ishte sulmuesi Gerald Kubazi qe do te shenonte edhe golin e trete per shkodranet.

Megjithate tre minuta me vone Bendo do te shenonte te dytin per vendasit duke bere qe deri ne vershellimen e fundit te arbitrit, ata te tentonin barazimin por qe nuk e moren kurre. Perfundimisht 3-2 ne favor te Vllaznia U19 e cila me fitoren e sotme ngjitet ne kuoten e 26 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e katert me pike te barabarta me Bylisin e vendit te trete./www.shkodrasport.com/