Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U-19 nuk ka arritur dot të fitojë në ndeshjen e rradhës për kampionat. Kuqeblutë nuk kanë shkuar më shumë sesa barazimi 2-2 ndaj Tiranës.

Në “Reshit Rusi”, futbollistët e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kaluan të parët në avantazh me anë të Halilit dhe Selmanit, duke e mbyllur pjesën e parë 2-0 në favor të Vllaznisë.

Në pjesën e dytë, Tirana e rriti ritmin e lojës dhe barazuan shifrat në 2-2. Përfundimisht, të dy ekipet ndanë nga një pikë, me Vllazninë U-19 që renditet në vendin e tretë në kuotën e 8-pikëve, ndërsa Tirana U-19 në vendin e katërt me 7-pikë.