Vllaznia U19 e ka nisur ne menyren me te keqe te mundshme fazen e trete te kampionatit. Mesditen e sotme ajo ka humbur me rezultatin e thelle 0-5 ndaj Partizanit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Arena e Demave”.

Takimi ka nisur ne menyren me te keqe te mundshme per djemte e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani. Ne minuten e 4-te ka qene futbollisti Malaj ai qe ka kaluar ne avantazh te kuqte. Dhe po ky futbollist do te shenonte edhe golin e dyte ne minuten e 17-te.

Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-0 per Partizani U19. Ne te dyten pritej nje reagim i kuqebluve, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu, madje gjerat jane perkeqesuar per ta.

Kjo sepse vendasit kane shenuar edhe tre gola te tjere me ane te futbollistit Sogjani, shkodranit Nebi Qokthi dhe Sulos dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me shifrat 5-0 ne favor te Partizani U19. Ne fundin e takimit nderkohe ka patur edhe nje sherr ne mes futbollisteve te te dy ekipeve dhe arbitri i takimit eshte detyruar te nxjerre 6 kartona te kuq, nga 3 per secilin ekip.

Ne kete menyre, pas javes se pare te fazes se trete te kampionatit, Vllaznia U19 ka zbritur nga vendi i dyte ne te katertin, por kuptohet qe gara eshte e hapur sepse te pese ekipet jane aty- aty dhe vendet do ta nderrohen shpesh deri ne fund te kampionatit./www.shkodrasport.com/