Vllaznise U21 i ka fituar fitorja nga duart pikerisht ne minuten e 93-te te ndeshjes ndaj Dinamos, e cila sapo ka perfunduar ne Peze- Helmes dhe eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.

Kuqeblute e trajnerit Sibson kane kaluar te paret ne avantazh qe ne minuten e 31-te me ane te futbollistit Armir Osmani. Pjesa e pare eshte mbyllur me kete gol.

Edhe ne te dyten ekipi shkodran e ka kontrolluar si duhet lojen dhe kjo krijoi pershtypjen se ndeshja do te mbyllej me fitoren e tij, por nuk ka ndodhur keshtu.

Ne minuten e 93-te ka qene futbollisti Mema qe ka barazuar shifrat per Dinamon dhe ketu eshte mbyllur gjithçka ne barazim 1-1.

Vllaznia U21 kesisoj pas dy fitoreve ne dy javet e para, sot eshte ndalur ne barazim dhe si rrjedhoje mban vendin e dyte ne renditje me 7 pike, dy me pak se Partizani i vendit te pare./SHKODRA-SPORT.COM/