Vllaznia U21 e ka pesuar ne fund dhe si rrjedhoje nuk ka mundur dot t’i gezohet fitores ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne transferte ndaj ekipit te Kukesit. Vendasit kane arritur te barazojne ne fund dhe gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 2-2.

Kane qene kuqeblute e trajnerit Elvis Plori qe kane kaluar shume shpejt ne avantazh me ane te sulmuesit Musaraj i cili e ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare ne minuten e 14-te. Por nderkohe ne minuten e 32-te Kola do te barazonte per ekipin e Kukesit dhe si rrjedhoje kjo pese eshte mbyllur 1-1.

Presioni i shkodraneve edhe ne pjesen e dyte u rrit teksa ata e kerkuan me ngulm golin e avantazhit dhe ia dolen ta shenojne me ane te futbollistit Paulo Pjeshka. Ne minuten e 80-te ai ka shenuar golin e dyte per Vllaznia U21, gol qe u duk se do t’i jepte fitoren Vllaznise U21.

Por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Ne minutat shtese te ndeshjes do te ishte futbollisti Xhambazi qe do te shenonte dhe ne kete menyre, i gjithe takimi u mbyll ne shifrat e barabarta 2-2. Shkodranet kesisoj lene dy pike qe mund t’i kushtojne shume per te ardhmen.

Pas javes se 12-te te kampionatit, Vllaznia U21 ka arritur te grumbulloje 22 pike duke qene e renditur ne vendin e trete, nderkohe qe perpara saj eshte Dinamo me 24 pike dhe Bylis me 27./SHKODRA-SPORT.COM/