Vllaznia U21 ka marre nje fitore te rendesishme ne kampionat duke mundur ekipin e Tiranes brenda ne “Skender Halili” te kryeqytetit me rezultatin e ngushte 1-0. Nje takim qe eshte vendosur nga goli i vetem i kapitenit Dritmir Beci ne pjesen e dyte te tij.

Sfida eshte shoqeruar me rivalitet dhe ne pjesen e pare pavaresisht rasteve te krijuara, nuk ka patur gol ne asnjeren prej portave respektive. Krejt ndryshe ne te dyten ku hkodranet u treguan me te vendosur per ta fituar ndeshjen dhe kjo erdhi fale golit te shumepritur te shenuar ne minuten e 56-te.

Ka qene kapiteni Beci, ai qe i ardhur ne ndihme te sulmit, ka arritur ta godase sakte topin dhe ai ka perfunduar ne rrjete. Pas ketij momenti, nuk kane munguar edhe rastet e tjera por sfida nuk ka prodhur me gola.

Si rrjedhoje, Vllaznia U21 ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 dhe me kete trepikesh, skuadra e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi eshte ngjitur ne krye te renditjes. Ajo ka arritur te grumbulloje deri tani 24 pike dhe ne vend te dyte Apolonia me dy pike me pak por edhe nje ndeshje me pak te luajtur.

TIRANA U21- VLLAZNIA U21 0-1

Goli: Beci ’56

VLLAZNIA U21: Ndoj, Brahimi, Pusi, Beci, Gallube, Kakini, Kaçaj, Tafili, Agraja, Maliqi, Hagrepi. Trajner Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Plangaj, Kallamoqi, Likaj e Danaj.