Vllaznia U21 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat duke mundur mesditen e sotme me rezultatin 3-2 nje nga ekipet me te mira te kampionatit pikerisht Bylisin, ne sfiden e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Antonio Delaj. Ai ka shenuar golin e pare fillimisht ne minuten e 35-te te ndeshjes, nderkohe qe te dytin e ka shenuar 4 minuta pas startit te pjeses se dyte. Ne mes tyre ka qene mbrojtesi Gledian Pusi ai qe ka shenuar edhe nje gol tjeter.

Ne kete menyre me shifrat 3-0 ne favor te Vllaznia U21 ne minuten e 49-te, u duk se ndeshja do te mbyllej ketu, por nuk do te ndodhte keshtu. Ballshiotet nuk jane dakord me disavantazhin dhe pas disa perpjekjesh arrijne te shenojne golin e pare ne minuten e 58-te me ane te Almeides.

Perpjekjet u shtuan dhe kater minuta para fundit do te ishte Perndreca qe do te shenonte edhe te dytin dhe madje kane kerkuar edhe barazimin deri ne fund, por nuk ia kane dale dhe si rrjedhoje gjithçka ne kete takim eshte mbyllur me fitoren 3-2 te kuqebluve te drejtuar nga trajneri Edmond Doçi.

Me suksesin e sotem, Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 28 pikeve duke mbajtur tashme vendin e trete ne renditje, ndersa perpara saj jane Vora me 29 pike dhe Apolonia me 28, por kjo e fundit ka dy ndeshje me pak te luajtura.(www.shkodrasport.com)