Vllaznia e te rriturve ne volejboll pasditen e djeshme e mbylli kampionatin e saj ne gjysmefinale, por nje tjeter ekip i shoqates se volejbollit te meshkujve Vllaznia eshte shume prane titullit kampion te ketij sezoni.

Behet fjale per ate U21. Pasditen e sotme ai ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ndeshjen e pare finale te kampionatit, ate ndaj Erzenit, e cila eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Takimi eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga volejbollistet shkodrane te drejtuar nga trajneret Endri Jukni dhe Fatjon Çekini dhe si rrjedhoje kane marre kete fitore te paster, pa e vene asnjehere e dyshim ate.

Takimi i dyte do te luhet ne fushen e Erzenit dhe Vllaznia do te kerkoje te mbylle gjithçka qe atje sa i takon çeshtjes se titullit, ka qene e nevojshme te luajne edhe nje takim te trete ne Shkoder. Kujtojme qe ky ekip pak kohe me pare ka fituar edhe Kupen “Rinia”.

Ky eshte nje tjeter tregues se kemi te bejme me disa djem te talentuar te cilet premtojne shume per te ardhmen dhe jo me kot, 3-4 prej tyre po japin kontrubutin e tyre edhe me ekipin e pare te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/