Vllaznia U21 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 ndaj ekipit te Erzenit ne sfiden e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Dhe njeri nder protagonistet kryesore te ketij suksesi ka qene pikerisht Antonio Delaj i cili ka shenuar plot 3 gola ne kete sfide.
Ka qene ai qe ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e pare te ndeshjes, megjithate pas 23 minutash loje, miqte do te arrinin t’i barazonin shifrat me ane te Brahjes duke krijuar pershtypjen qe ndeshja do te kishte rivalitet, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu.
Delaj do te shenonte edhe golin e dyte dy minuta para fundit te pjeses se pare duke bere qe ky 45 minutesh te mbyllej me rezultatin 2-1 ne favor te Vllaznia U21. Ne pjesen e dyte, do te ishte vetem ajo ne fushen e lojes. Sulmuesi anesor i kuqebluve do te shenonte edhe golin e trete ne minuten e 52-te.
Me pas do te kishte vend edhe per dy gola te tjere qe kane per autore futbollistet Gilman Agraja dhe Enis Danaj dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e thelle 5-1. Pas javes se 12-te Vllaznia U21 kryeson renditjen sebashku me Bylis me nga 27 pike secili, por ballshiotet duhet thene se kane nje ndeshje me pak te luajtur.