“Vllaznia U21” eshte gati per kampionat. Ekipi i ri qe eshte krijuar se fundi nen drejtimin e trajnerit Fatjon Hasani, ka krijuar nje ansambel interesant dhe pritet qe ne kampionat te tregoje vlerat e tij.

Ai ka nisur prej disa kohesh pergatitjet nderkohe qe ditet e fundit po zhvillon edhe disa ndeshje miqesore. Te paren e ka zhvilluar me Vllaznia U19 te cilen e ka fituar me rezultatin 2-1.

Nderkohe pasditen e sotme, Vllaznia U21 ka zhvilluar ne “Reshit Rusi” miqesoren e rradhes me ekipin e te rriturve te Veleçikut te cilen e ka fituar me rezultatin 2-1.

Ne pjesen e pare ka zhbllokuar rezultatin sulmuesi Zeneli dhe pavaresisht rasteve te tjera, ky 45 minutesh eshte mbyllur vetem me kete gol.

Ne pjesen e dyte ka qene sulmuesi Ujkaj qe ka barazuar shifrat per Veleçikun por rezultati do te ndryshonte serish per ekipin shkodran dhe kete here do te ishte mesfushori Olsi Mali qe do te shenonte golin e dyte dhe te fitores per Vllaznia U21.

Trajneri Hasani e ka nisur ndeshjen me kete formacion ne miqesoren e sotme me Veleçikun: Ne porte ka qene Shkoza, ndersa ne mbrojtje kane luajtur Peku, Sekja, Kraja dhe Bushaj. Ne mesfushe nderkohe jane aktivizuar Rrasa, Leka, Dulaj, Xhahysa dhe Deda ndersa ne sulm ka luajtur Zeneli. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe lojtare te tjere.