Vllaznia U21 nuk ia ka dale te largohet me pike nga sfida e rradhes per kampionat, ajo ndaj ekipit te Korabit luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Vores. Dibranet kane arritur qe ne fund te largohen me triumf nga fusha e lojes teksa kane fituar me shifrat 3-2 ndaj shkodraneve.
Ka qene futbollisti Ertigen Shehu ai qe “ka mundur i vetem” ekipin kuqeblu. Shehu ka shenuar golin e pare ne minuten e 32-te dhe nje minute me vone ka shenuar edhe te dytin duke e çuar ne kete menyre rezultatin ne 2-0.
Vllaznia U21 mundohet te reagoje dhe arrin te ngushtoje shifrat me ane te futbollistit Ersi Zaganjori ne minuten e 41-te dhe si rrjedhoje pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur ne shifrat 2-1 ne favor te Korabit.
Ne pjesen e dyte shkodranet vijojne te rrisin lojen dhe si rrjedhoje arrijne edhe te barazojne rezultatin. Ka qene Mersian Muliu ai qe ne minuten e 64-te ka shenuar golin e dyte dhe duke i dhene shpresa trajnerit Borshi pse jo edhe per ta fituar ndeshjen.
Por nuk do te ndodhte keshtu. Shehu do te shenonte ne minuten e 75-te golin e trete personal dhe njekohesisht te fitores per ekipin e Korabit qe ne kete menyre arrin te marre nje fitore ne shifrat 3-2./www.shkodrasport.com/