Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, madje kete here ne shifra te thella teksa ka mundur me shifrat 5-1 ekipin e Elbasanit, ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja” te Elbasanit.
Ndonese pa asnje futbollist te ekipit te pare ne perberje, trajneri Edmond Doçi kishte ndertuar nje formacion miks me lojtare te ekipit te tij dhe atij U19 dhe kjo ka dhene efektin e vet duke e dominuar kundershtarin ne çdo drejtim dhe si rrjedhoje kane marre fitore te thelle.
Ka qene sulmuesi Gerald Kubazi ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 11-te dhe dy minuta me vone do te ishte Gilman Agraja qe do te dyfishonte shifrat. Me pas ne skene do ngjitej sulmuesi anesor Aris Ara qe e ka derguar dy here rradhazi topin ne rrjeten e portes kundershtare.
Ne kete menyre pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur ne shifrat e thella 4-0. Ne te dyten do te kishte vend edhe per nje gol te peste te shenuar nga Xhoel Hajdari ndersa vendasit “golin e nderit” do ta shenonin ne fund me ane te futbollistit Malaj.
Perfundimisht 5-1 per Vllaznia U21 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 37 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje. Vend qe e ka siguruar tashme kur kane mbetur edhe dy jave deri nga fundi i kampionatit, por shpresat jane qe te ngjitet ne vendin e trete.(www.shkodrasport.com)