Vllaznia U21 ka mundur edhe Elbasanin dhe ka marre ne kete menyre fitoren e katert rradhazi duke treguar se po kalon nje forme te mire sportive dhe jo me kot eshte ne tre vendet e para te renditjes.
Ndeshja ndaj Elbasanit eshte luajtur mesditen e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga kuqeblute e trajnerit Edmond Doçi, duke mos e vene asnjehere ne dyshim fitoren.
Ka qene futbollisti Gilman Agraja ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne fillim, per t’i lene me pas vendin golit te dyte qe do te kishte per autor futbollistin Anis Plangaj ndersa i treti ka autor sulmuesin Ernest Harepi i cili duket se po kalon nje forme te mire sportive.
Ai shenoi edhe javen e kaluar ne Rrogozhine duke i dhene fitoren Vllaznise U21 ndaj Egnatias dhe shenoi edhe ndaj Elbasanit. Nderkohe goli i katert dhe i fundit i ndeshjes ka patur per autor futbollistin Enis Danaj.
Me fitoren e djeshme Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 18 pikeve duke mbajtur per momentin vendin e trete ne renditje, po aq sa ka edhe Bylis i vendit te dyte, por qe ka nje ndeshje me pak te luajtur./www.shkodrasport.com/