Vllaznia U21 nuk ia ka dale te fitoje edhe ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ate te luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit te Shenkollit.
Ne fund te 90 minutave, eshte vulosur rezultati i barabarte 0-0, rezultat ky qe ka kenaqur miqte te cilet iu gezuan pikes se marre.
Nderkohe ne kampin shkodran ka patur deshperim sepse mendojne se kane lene dy pike. Ka qene nje ndeshje e dominuar nga kuqeblute te cilet sidomos ne pjesen e dyte e kane mbyllur ne porten e tij Shenkollin, por pa arritur dot te shenojne.
Ata kane krijuar disa raste shenimi me ane te Ivzikut, Stafes, Xhahyses e Dodanit, por edhe fati nuk ka qene me ta sepse ne nje moment topi eshte ndalur ne shtylle.
Perpos kesaj, nese Shenkolli U21 ia doli te merrte barazimin, nje merite te padiskueshme ka portieri shkodran i tij Sinan Dani i cili beri nje paraqitje shume te mire.
Me piken e marre sot Vllaznia U21 ndodhet ne kuoten e 4 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/