Nesër do të zbresin në fushë skuadrat e 21-vjeçarëve, ku do të përballen mes tyre për javën e dytë. Pritet që të luhen takime interesante, ndërsa bien në sy sfida e Turbinës me Kukësin, apo dhe Apolonia që pret Bylisin në një derbi që luhet në Fier…
Vllaznia luan me Shnëkollin, ndërsa Tirana me Laçin, apo Football Republic me Akademinë e Futbollit.
Një duel mjaft interesant edhe ai mes Dinamos e Teutës. Ja çiftet e javës së dytë të garës së 21-vjeçarëve që nesër në mesditë do të zbresin në fushën e blertë…
Ndeshja e Shkodres pritet me interes sepse Vllaznia U21 e ka nisur mbare kampionatin duke fituar ne javen e pare ne Durres me rezultatin 2-1 ndaj Teutes.
Trajneri Hasani ka krijuar nje ansambel simpatik, pjese e te cilit jane duke u bere edhe disa lojtare te ekipit te pare dhe per kete arsye, Vllaznia U21 pritet te jete nje nga ekipet me te mira te kampionatit.
Java e dytë/ Nesër ora 14:00
Turbina-Kukësi
Football Republic-Akademia e Futbollit
Vllaznia-Shënkolli
Dinamo-Teuta
Tirana-Laçi
Apolonia-Bylis