Ashtu si dhe ekipi i pare, edhe per ate U21 te Vllaznise vazhdon momenti jo i mire. Edhe ky ekip nuk po fiton prej disa javesh dhe tashme eshte pozicionuar ne vendin e trete te renditjes, nga i pari ku ndodhej para pak javesh.

Ne ndeshjen e sotme kunder Teutes, luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, kuqeblute e trajnerit Fatjon Hasani nuk kane arritur me shume sesa barazimi 0-0.

Ka qene nje 90 minutesh shume i luftuar nga te dy ekipet, por qe nuk ka dhuruar gol pavaresisht perpjekjeve te tyre. Vllaznia U21 ka patur rastet e veta por qe nuk jane shfrytezuar dot nga sulmuesit Radovani e Deda.

Pas javes se pare te fazes se dyte te kampionatit, ekipi shkodran ndodhet ne vendin e trete te renditjes me 27 pike, nderkohe qe kryeson renditjen Bylis me 33 pike ndersa Laçi eshte i dyti me nje pike me pak./SHKODRA-SPORT.COM/