Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U-21 ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Kuqeblutë janë mposhtur me përmbysje nga Vora me rezultatin 1-2. Kështu, pas dy fitoreve të para në fillimin e kampionatit, ekipi shkodran është frenuar me këtë humbje brenda në shtëpinë e saj, në “Reshit Rusi”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me rezultatin e barabartë 0-0. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Muhaj shënoi fillimisht për kuqeblutë, duke e kaluar ekipin e tij në avantazh. Megjithatë, miqtë të gjendur në disavantazhin e këtij goli, bënë të gjitha përpjekjet për të barazuar rezultatin dhe ia arritën qëllimit.

Madje duke kaluar edhe në avantazh me shifrat 2-1 dhe duke fiksuar në këtë mënyrë rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje. Tashmë me këtë humbje, Vllaznia U-21 mbetet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e tretë në renditjen e kampionatit./www.shkodrasport.com/

U-21: VLLAZNIA-VORA 1-2

Goli për Vllazninë U-21: Muhaj 55’

Formacioni i Vllaznia U-21: Jukaj, Brahimi, Pepnikaj, Rroku, Spahija (Kaçaj 80’), Guri (Gallube 72’), Muhaj, Maliqi (Kallamoqi 80’), Kraja (Agraja 55’), Hagrepi, Halili (në dispozicion: Kola) Tr: Edmond Doçi