Pas ndaleses javen e kaluar ndaj Tiranes, Vllaznia U21 eshte rikthyer sot serish tek fitorja duke mundur me rezultatin 3-1 ekipin e Egnatias, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Kjo e sotmja ishte e katerta per kete ekip ne pese ndeshjet e fundit duke konfirmuar edhe njehere faktin se e ka lene pas momentin jo te mire qe kaloi ne fillim te sezonit dhe tashme sheh vetem perpara.
Ndeshja e sotme ndaj rrogozhinasve eshte zhbllokuar shume shpejt teksa qe ne minuten e 3-te ka qene mesfushori dhe kapiteni i ketij ekipi Elidon Dulaj, ai qe ka derguar topin ne rrjete.
Nderkohe ne minuten e 20-te ka qene sulmuesi brazilian Bruno Gomes ai qe ka dyfishuar shifrat, nderkohe qe ne minuten e 32-te miqte do te fitonin nje 11-metersh qe do te kthehej ne gol nga Rrapi. Me rezultatin 2-1 ne favor te ekipit shkodran do te mbyllej pjesa e pare.
Ne te dyten do te ishte sulmuesi Klaudio Kodra qe do te shenonte edhe golin e trete per Vllaznia U21 dhe me kete gol do te mbyllej gjithçka duke rregjistruar fitoren e ekipit vendas me rezultatin 3-1./SHKODRA-SPORT.COM/