Vllaznia U21 vazhdon serine e fitoreve dhe ecen e sigurte drejt arritjes se objektivit te saj, fitimit te titullit kampion te kesaj grupmoshe.
Pasditen e sotme kuqeblute e trajnerit Fatjon Hasani kane luajtur ne Fier ndaj Apolonise, nje ndeshje kjo qe konsiderohej shume e forte nisur nga paraqitja e mire qe ekipi fierak kishte bere ne fazen e pare ne ndeshjen e luajtur ne Shkoder.
Por ne perballjen e sotme ka rezultuar krejt ndryshe. Ekipi shkodran e ka dominuar ne te gjitha drejtimet ndeshjen dhe e ka fituar ate me rezultatin e thelle 4-0.
Ne pjesen e pare ka qene mesfushori Olsi Mali i cili ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 7-te, ndersa po gjate kesaj pjese do te vinte edhe goli i dyte me autor sulmuesin Joald Ivziku dhe ajo do te mbyllej me shifrat 2-0.
Ne te dyten do te kishte edhe dy gola te tjere, shenuar nga futbollistet Brendon Stafa dhe Mehdi Çoba duke kompletuar fitoren e thelle 4-0.
Me kete trepikesh Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 48 pikeve duke qene i barabarte me Laçin dhe Bylisin, por ky i fundit ka nje ndeshje me pak te luajtur. Kane mbetur edhe 4 jave deri ne fund te kampionatit dhe gara per titullin kampion ne mes ketyre ekipeve pritet te jete shume e forte deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/