Zgjedhja e presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka ne postin e larte te numrit 2 te UEFA-s dhe njekohesisht edhe vendimi i KE te ketij institucioni per t’i dhene Shqiperise te drejten e organizimit te Kampionatit Europian U17 ne vitin 2025, kane qene dy ngjarje shume te rendesishme per futbollin tone diten e sotme.
Si rrjedhoje, te gjitha mediat, te gjithe aktoret e futbollit dhe jo vetem, nuk i kane kursyer urimet dhe levdatat per presidentin Duka. Ne kete kontekst edhe KF Vllaznia dhe presidenti i saj Xhaferi e kane uruar ate per kete zgjedhje ne nje post te tille kaq te rendesishem.
“Klubi i Futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, dëshiron të urojë për zgjedhjen si njeriu i dytë më i rëndësishëm i qeverisë së futbollit evropian, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit z. Armand Duka.
Jemi të bindur se ky është një lajm i shkëlqyer që vjen pikërisht në këtë ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar kur UEFA i besoi Shqipërisë dhe organizimin e Kampionatit Europian për 17 vjeçarët në vitin 2025.
Duke e konsideruar këtë ngjarje historike si një moment strategjik për forcimin e bashkëpunimit dhe kontributit të futbollit shqiptar si pjese e mozaikut të futbollit evropian, shprehim besimin tonë të plotë në realizimin me sukses të angazhimeve tuaja dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë të plote si qyteti ku lindi futbolli, në realizimin me suksese të këtij eventi të jashtëzakonshëm”./SHKODRA-SPORT.COM/