Sot, Vllaznia ka luajtur kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, në volejboll për femra.
Skuadra shkodrane ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 korçarët, pas një ndeshje të mirë të zhvilluar në Tiranë.
Federata Shqiptare e Volejbollit ka njoftuar përmes kanalit zyrtar teksa bën me dije: “Ka përfunduar ndeshja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, fituar 3-1 nga vajzat shkodrane, takim që u luajt në kryeqytet.
Kupa e Shqipërisë – Femra, Grupi B (Tiranë) Vllaznia – Skënderbeu 3-1 (25-11, 21-25, 25-13, 25-12)”.