Vllaznia nuk ka shkuar më tepër se tek barazimi 1-1 në miqësoren e luajtur pasditen e sotme ndaj Luftëtarit. Ndeshja është luajtur në një nga fushat sportive të Ulqinit dhe është ndjekur edhe nga drejtuesit e lartë të dy klubeve. Ka qenë një ndeshje shumë e dobët për skuadrën shkodrane, në rradhët e së cilës vazhdojnë të provohen sërish lojtarë. Në takimin e sotëm kanë luajtur në qendër të mbrojtjes shqiptaro-maqedonasi Ziba, është provuar sulmuesi brazilian Uashington në pjesën e dytë, ka luajtur algjeriani Benounes dhe ajo çka është më e bukura në këtë ndeshje u aktivizua edhe edhe mbrojtësi malazez Petroviç për të cilin ka kohë që flitet se nuk do jetë më pjesë e kësaj skuadre. Në fundin e pjesës së parë, në fundin e saj ka shënuar sulmuesi Arlind Nora pas një gabimi të portierit Gjokoviç ndërsa në fundin e ndeshjes, golin e barazimit për Vllazninë e ka shënuar mesfushori Stivi Shaba. Nuk ka luajtur në këtë ndeshje, blerja e fundit e kuqebluve sulmuesi Ivan Jabllan ashtu si nuk ka luajtur as mesfushori tjetër I blerë, Nenad Brnoviç që ka një problem dëmtimi të lehtë.

Vllaznia- Luftëtari 1-1

Vllaznia: Gjokoviç, Gocaj, Da Silva, Ziba, Belisha, Benounes, Moreno, Bardulla, Hajdari,Hasani, Gjini. Tr: R. Vata. U aktivizuan edhe Balaj, Petroviç, Popoviç, Markolaj, Dema, Erkoçeviç, Shaba, Uashington.

Luftëtari: Selimaj, Sinani, Zholi, Hithi, Nino, Devolli, Stoja, Strati, Mersini, Nora, Çaço. Tr: N. Dede. U aktivizuan edhe Braho, Shehaj, Brahimi, Bistri, kandella.

Shënues: Nora 44’, Shaba 89’

Gjyqtarë: D. Vukçeviç, S. Mugosha, A.Gashiç (Podgoricë)