Vllaznia ka barazuar 2-2 pasditen e se shtunes ndaj Tiranes duke çuar dem avantazhin e dy golave te shenuar ne minutat e para te pjeses se dyte. Nje gabim i lojtareve te saj dhe nje kryeveper e Klodian Duros kane sjelle barazimin dhe per rrjedhoje zhgenjimin tek tifozet e shumte shkodrane qe ishin ne shkallet e “Loro Boriçit”.
Megjithate specialistet e pranishem ne stadium kane qene te mendimit se ky ka qene rezultati me i drejte i ndeshjes se sotme. Nje kryeveper e Xhevahir Sukaj ne minuten e 50-te dhe nje tjeter gol i bukur i malazezit Petroviç 10 minuta me vone krijuan idene se Vllaznia mund te fitonte. Duke patur natyrisht edhe fatin brenda sepse ne pjesen e pare, tiranasit kane goditur dy here shtyllat me Gilman Liken dhe Klodian Duron e po ashtu kane patur edhe tre-kater raste te tjera te pastra per shenim qe jane neutralizuar nga portieri Vujadinoviç. Me kete logjike loje, skuadrat kane shkuar ne pushim dhe aty Josa ka lene ne dhomat e zhveshjes kapitenin Sinani duke aktivizuar ne vend te tij te riun Bardulla. Ndryshon edhe vendosja e lojtareve teksa Vajushi shtyhet me perpara krah Sukaj. Do jete ky i fundit qe do shenonte nje gol kryeveper ne minuten e 50-te me nje goditje denimi nga me teper se 35 metra. Avantazhi ka sjelle entuziasem te madh ne stadium dhe ai rritet edhe me teper kur Petroviç do shenonte edhe golin e dyte 10 minuta me vone. Krijohet ideja qe Vllaznia tashme e ka fituar ndeshjen por trajneri Josa dhe futbollistet e tij gabojne. Ne minuten e 75-te Vajushi ne vend qe te rrezikonte me nje kundersulm te shpejte, humbet topin dhe rreziku shkon ne porten e tij. Aty ku portieri Vujadinoviç dhe mbrojtesit nuk merren vesh dhe per rrjedhoje Morina shenon. Kaq mjafton qe miqte te marrin zemer dhe per rrjedhoje, ne skene do dale edhe talenti i Klodian Duros qe me nje gjuajtje mjeshterore shenon golin e barazimit. Ne stadium pllakos heshtja. Tek tifozet dallohet qarte frika e pesimit edhe e nje goli te trete por per fat, kjo nuk ndodh dhe perfundimisht 2-2. Duke patur brenda edhe rastin fatal te humbur nga Sukaj ne minutat shtese te ndeshjes kur i vetem perballe portierit Lika nuk arrin te shenoje golin e fitores. Per nga menyra si shkoi loja, Vllaznia nuk meritonte me teper por nga menyra sesi shkoi rezultati, ky barazim duhet analizuar gjate. Mbase “tersi” ka qene presidenti i Republikes qe ishte ne tribunen e stadiumit si tifoz i Tiranes nderkohe qe krah tij nuk kishte çuditerisht asnje drejtues te Vllaznise. Ndodh edhe keshtu por ajo qe mbetet eshte zhgenjimi i tifozeve qe nuk u gezuan deri ne fund per fitoren e munguar.