Barazimi i arritur ditën e shtunë në ndeshjen e luajtur në Shënkoll nga Vllaznia ndaj skuadrës vendase, u konsiderua një rezultat disi i çuditshëm ngaqë shkodranët deri në atë ndeshje i kishin fituar të gjitha të tjerat. Por duket se shënkollasit rezultuan më të fortë se të tjerët.

Por nëse Vllaznia e të rriturve nuk fitoi ndaj këtij kundërshtari, një tjetër ekip shkodran, pikërisht AAS U19 ka “dërrmuar” ekipin e Shënkollit të kësaj grupmoshe, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e kësaj grupmoshe të kategorisë superiore.

Djemtë shkodranë të drejtuar nga trajneri Marvin Meçanovi kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0. Në pjesën e parë janë shënuar dy gola që kanë patur për autorë Mehdi Çobën dhe Arjes Kuturelin ndërsa në të dytën janë shënuar edhe tre të tjerë me autorë Kevin Haverin.

Ndërsa dy të fundit kanë patur për autor Arjes Kuturelin që kësisoj në këtë takim u bë protagonist i tre golave të shënuar. Me këtë fitore AAS U19 është ngjitur në kuotën e 11 pikëve duke mbajtur vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit.
www.shkodrasport.com