Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes Vllaznise dhe Pogradecit, zhvilluar pasditen e sotme ne stadiumi “Gjorgj Kyçyku” te Pogradecit. Ky ishte i pari barazim per kuqeblute ne miqesoret qe eshte duke zhvilluar ne prag te nisjes se sezonit te ri futbollistik.
Vllaznia e filloi ne sulm ndeshjen dhe ne minuten e 9-te ka qene Imeri qe ka goditur shtyllen. Ne minuten e 24-te nderkohe pas nje goditje kendi, Dunga ka goditur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.
Ne minuten e 33-te ka ardhur goli i barazimit per vendasit. Topllari ka barazuar shifrat pas nje pasigurie te mbrojtjes shkodrane. Nje kros nga e majta dhe me koke sulmuesi pogradecar e ka derguar ne rrjete.
Futbollistet e Vllaznise kane protestuar tek arbitri i ndeshjes sepse sipas tyre ne momentin e krosimit te topit, ai kishte dale jashte vijes fundore. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne barazim 1-1
Ne pjesen e dyte trajneri Brdariç ka hedhur ne fushen e lojes edhe disa futbolliste te tjere dhe po ashtu ekipi ka patur rastet e veta, por pa arritur dot te shenoje golin e fitores.
Menjehere pas perfundimit te ndeshjes, ekipi i Vllaznise ka marre rrugen drejt Shkodres duke i dhene kesisoj fund pergatitjeve njejavore ne juglindje te vendit.
Pogradeci- Vllaznia 1-1
SHENUES: Topllari 33’/ Dunga 24′
POGRADECI: Baçi, Tako, Hysellari, Kasa, Pura, Sela, Jahaj, Asgaj, Shkullaku, Topllari, Dragoi. Tr: A. Abazaj
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Mandiangu, Dunga. Tr: Th. Brdariç. U aktivizuan edhe Qarri, Kalaja, Shehi, Lekaj, Hoxha, Çoba, Hoxhaj, Cassius.