Vllaznia e ka fituar edhe miqësoren e dytë në përgatitoren e Sllovenisë teksa ka mundur ekipin e Celjes me rezultatin  1-0 me golin e mbrojtësit malazez Cicmil megjithatë trajneri Zmijani dhe drejtuesit e klubit, po kërkojnë të përforcojnë skuadrën me të tjerë lojtarë cilësorë. Kështu, ditën e djeshme janë bashkuar me të në stërvitje edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për mesfushorin kosovar Kreshnik Lushtaku dhe sulmuesin kroat Tomislav Iviçiç. I pari është 20 vjeç dhe ndonëse luan si mesfushor I djathtë në kampionatin e fundit kosovar duke luajtur me ekipin  e Trepçes, ka arritur të shënojë 12 gola duke qenë një nga golashënuesit më të mirë. Ai do të qëndrojë për disa ditë në provë dhe më pas do të jetë stafi teknik që do të vendosë për të. Nga ana tjetër, mbrëmë vonë ka mbërritur në kampingun kuqeblu në Dravograd edhe sulmuesi kroat Tomislav Iviçiç. Ai është 28 vjeç, luan si majë të sulmit dhe do të tentojë të firmosë me Vllazninë. Nga sa merret vesh, përveç këtyre dy futbollistëve në ditët në vijim, me skuadrën do të bashkohen edhe të tjerë futbollistë dhe ideja është që deri në fundin e merkatos, të firmosin me kuqeblutë edhe 3-4 lojtarë të tjerë në mënyrë që skuadra të kompletohet ashtu si duhet për ta përballuar me sukses sezonin e ri.

www.shkodrasport.com