Vllaznia ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do luajë ditën e shtunë kundër Flamurtarit në Vlorë.

Një transfertë që historikisht ka sjellë probleme për shkodranët pasi në Vlorë shpesh kanë dalë të mundur.

Por këtë javë dhe në situatën e mbijetesës ku është Vllaznia, kundër Flamurtarit do kërkohen medoemos pikët për një renditje sa më të mirë në kampionat dhe që situata të jetë e qetë.

Ajo që kënaq trajneri Ernest Gjoka në prag të takimit me kuqezinjtë është fakti se grupi është i plotë.

Kundër vlonjatëve nuk do ketë mungesa për shkak kartonash apo  dëmtimesh. I vetmi që mungon tashmë prej një periudhe të gjatë është Antonio Marku.

Mbrojtësi po vazhdon fazën e rehabilitimit pas operacionit./newsport/