Vllaznia me në kreu Thomas Brdaric vazhdon intensivisht përgatitjet për duelin me Teutën. Takim ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në “Loro Boriçi”.
Përveç Ardit Krymit dhe Essang Matuiti që janë të dëmtuar, Brdariç kishte gati pjesën tjetër të lojtarëve, të cilët marrin edhe direktivat e duhura për duelin me durrsakët.
“Skuadra kuqeblu ka vijuar programin stërvitor duke zhvilluar seancën e rradhës në prag të ndeshjes së të shtunës ndaj Teutës që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Me përjashtim të Krymit dhe Essang Matuiti që kanë probleme shëndetësore, të gjithë futbollistët e tjerë kanë qenë në dispozicion të stafit Teknik dhe në rradhët e tyre vërehet një optimizëm për marrjen e një tjetër rezultati pozitiv dhe në ndeshjen e rradhës”, shkruhet në postimin e shkodranëve.
Kujtojmë se aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e dytë në klasifikim me 22 pikë pas 13 ndeshjesh. Kuqeblutë kanë arritur të sigurojnë 6 ndeshje, kanë humbur 3 dhe kanë barazur në 4 raste./newsport/