Pasditen e sotme, ekipi i Vllaznise ka zhvilluar seancen e rradhes stervitore dhe ajo qe ka rene ne sy gjate saj ka qene numri me i madh i lojtareve ne dispozicion te trajnereve Osja e Lekiqi.
Kjo ngaqe me pjesen tjeter te lojtareve jane bashkuar edhe dy lojtaret e ardhur nga Maqedonia e Veriut, portieri Andreja Efremov dhe mbrojtesi Mevlan Adili.
Ne fakt duhej te ishte edhe sulmuesi Simeon Hristov por ky nuk eshte paraqitur. Burime prane skuadres bejne te ditur se Hristov me shume mundesi nuk do te vije me ne Shkoder.
Kjo ngaqe kontrata e tij perfundon me date 31 maj dhe per kete arsye, ai e ka pare te paarsyeshme ta vazhdoje me tutje ate, ndonese ka patur edhe nje opsion per ta vazhduar deri ne fund te dhjetorit.
Hristov u bashkua me Vllaznine gjate merkatos se janarit por ne fakt nuk arriti te lere gjurme ngaqe ka luajtur pak sepse me pas edhe u demtua. Ne kete menyre, duket se ai eshte “divorci” i pare me Vllaznine, nderkohe qe ende nuk ka ndonje sinjal tjeter largimi nga lojtaret e tjere.
www.shkodrasport.com