Për ndeshjen e sotme ndaj Lushnjës, tek Vllaznia pritet të ketë ndryshime në formacion por edhe në vendosje.

Trajneri Gjoka ka ndër mend mesa duket të hedhë në fushë një 11-she më sulmuese për ta kërkuar me çdo kusht fitoren.

Në portë do të jetë padiskutim Sherri. Në mbrojtje do të luajë Gocaj nga e djathta, Orelesi dhe Berisha në qendër dhe Mersini në të majtë.

Në mesfushë këtë herë ndërkohë do të luhet me katër lojtarë në vijë të drejtë teksa Krymi e Vucaj do jenë në qendër dhe Lika e Çinari në krahë.

Sakaq, sulmi për herë të parë pas shumë javësh, do të jetë i përbërë nga dy lojtarë të mirëfilltë të këtij reparti sepse krahas Sukajt do të jetë nga minuta e parë edhe Ribaj.
Me këtë formacion kuqeblutë patjetër që do të synojnë të shënojnë sa më shpejt dhe të marrin trepikëshin me vlerë për ecurinë e tyre të mëtejshme në kampionat.
www.shkodrasport.com