Vllaznia vjen sot ne ndeshjen e rradhes per kampionat pas dy humbjeve te pesuara ne Ballsh dhe Durres ndaj Bylisit dhe Erzenit dhe sigurisht qe ka shume pikepyetje per vazhdimesine e saj.

Por njeriu qe e drejton kete skuader- Mirel Josa, eshte i bindur se Vllaznia ka treguar se di te kthehet ashtu si duhet ne rezultatet e saj pozitive dhe keshtu do te ndodhe edhe kete here.

“Ne kemi ditur që të reflektojmë. Kemi fituar edhe pas humbjeve, pra kemi ditur si të dalim nga këto situata. Pas oshilacioneve që thonë të gjithë, kemi rikuperuar.

Mua për më tepër lojtarët më kanë dhënë besim të plotë për vazhdimësinë. Nuk e mbaj mendjen shumë te dy humbjet, por çfarë do të bëjmë sot ndaj Kukësit, sepse është një ndeshje krejt tjetër”- eshte shprehur nder te tjera trajneri i Vllaznise Mirel Josa.

Ndeshja ndaj Kukesit do te nise sot ne ora 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe per shkodranet fitorja eshte detyrim sepse do t’i ngjiste ne vendin e dyte te renditjes dhe po ashtu, do te ruante distancen prej 6 pikesh me Tiranen kryesuese, duke shpresuar pastaj qe ne fundjave ndaj saj ta ngushtoje kete diference ne tre pike./SHKODRA-SPORT.COM/