Sulmuesi i Vllaznisë Sebastian Soza ka mbërritur sot paradite në Rinas dhe menjëherë ka marrë rrugën drejt Shkodrës e më pas drejt Ulqinit për t’u bashkuar me skuadrën në stërvitje. Në këtë mënyrë ka marrë fund enigma e mbërritjes së tij teksa flitej për një mundësi largimi. Por nga ana tjetër, ai nuk ka ardhur vetëm.
Bashkë me të ka qenë edhe një uruguajan tjetër, mesfushori me tipare sulmuese Ignacio Guardado, 24 vjeç. Përveç tij ka mbërritur edhe portieri italian Luca Berto, 23 vjeç. Siç njofton vetë klubi shkodran, ditën e marte pritet të mbërrijë edhe një tjetër futbollist, senegalezi Pouye Mor, 20 vjeç që luan si mesfushor me tipare shkatërruese. Të tre këta të fundit do të qëndrojnë në provë për disa ditë tek kuqeblutë dhe në fund do të jetë trajneri Raineri që do të vendosë nëse ata do të qëndrojnë tek Vllaznia apo jo.
© shkodrasport.com