Plot 2.2 milionë dollarë pritet të shkojë vlera e shoqërisë aksionere Vllaznia. Drejtuesit e Bashkisë pritet të fusin si kapital të saj edhe fushën sportive “Reshit Rusi” . Inxhinierët dhe specialistët e saj kanë bërë vlerësimin e fushës duke e veçuar edhe si truall por edhe investimin që është bërë në të. Kështu, vetëm si tokë, vlera e kësaj fushe është vlerësuar 1.5 milionë dollarë. Duke I shtuar edhe investimin prej 400 mijë dollarësh që është investuar për rregullimin e shkallëve, rrethimin, dhomat e zhveshjes dhe tapetin sintetik, vlera totale e kësaj fushe shkon në 1.9 milionë dollarë. E gjithë kjo shumë do kalojë si kapital I sh.a Vllaznia dhe kjo pritet të ndodhë në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Lajmin e ka bërë të ditur për “Sporti Shqiptar” vetë nënkryetari i Bashkisë Ritvan Troshani që është njëkohësisht edhe kryetari I Bordit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionere Vllaznia. “Ka përfunduar vlerësimi i fushës sportive “Reshit Rusi” nga specialistët përkatës teksa është bërë vlerësimi I çmimit të tokës dhe përveç saj edhe I investimit që është bërë dhe totali I vlerës së këtij impianti sportiv shkon 1.9 milionë dollarë. Në mbledhjen rradhës të Këshillit Bashkiak, do miratohet kjo vlerë dhe kalimi I kësaj fushe sportive në pronësi të shoqërisë aksionere Vllaznia duke e rritur vlerën e saj shumë  më tepër nga sa e ka patur në fillim”-ka thënë ai. Mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak do zhvillohet Brenda nëntorit dhe përveçse do kalojnë edhe 100 milionë lekë të tjera si aksione të “sh.a Vllaznia”, do miratohet edhe kalimi I mësipërm. Pas këtij hapi, klubi shkodran menjëherë do të bëjë edhe hipotekimin e fushës sportive “Reshit Rusi” si pronë të tij dhe për rrjedhojë vlera e klubit do rritet shumë. Duke I shtuar 1.9 milionë dollarëve që vlen fusha “Reshit Rusi” edhe vlerën aktuale të kapitaleve, vlera totale e Vllaznisë do të shkojë në 2.2 milionë dollarë. Kjo vlerë sërish do jetë momentale sepse të paktën nga sa janë bërë llogaritë nga drejtuesit e Bashkisë të ligjit për shoqëritë aksionere të futbollit, stema, emri dhe logoja e klubit vlerësohen edhe me 30 për qind të shumës aktuale të tij.Çka do të thotë se në të ardhmen kur të bëhet një vlerësim tjetër I vlerës së klubit, vlera e tij nga 2.2 milionë dollar mund të shkojë menjëherë në 2.8 milionë dollarë. Këtu sigurisht që nuk është e llogaritur vlera aktuale e futbollistëve që sipas transfermarkt.de është rreth 3.2 milionë dollarë dhe totali shkon në një shumë goxha të madhe prej 6 milionë dollarësh. Sa I takon stadiumit “Loro Boriçi” është e sigurtë se ky impiant sportiv nuk do kalojë në pronësi të klubit Vllaznia por do mbetet në pronësi e Bashkisë gjithmonë. Me 6 milionë dollarë që mund të vlerësohet Vllaznia vështirë se do dalin biznesmenë që të blejnë aksionet e saj dhe në këtë logjikë, futbolli duket se për momentin “i ka mbetë në derë” pushtetit lokal. Vlera aktuale duket shumë e madhe kur kujtojmë që  në fund të gushtit kur u krijua kjo shoqëri aksionere, kapitali fillestar I saj ka qenë vetëm 2 milionë lekë ose 20 mijë dollarë. Ose 110 herë më shumë. Këtu nuk po llogaritet vlera e kompleksit sportiv që është në plan për t’u ndërtuar sepse vlera e Vllaznia sh.a me siguri ka për t’I kaluar 10 milionë dollarët.
Gjergj KOLA