
Gjika. Në ambjentin sportiv shkodran sigurisht që ka bërë përshtypje lajmi për një dorëheqje të presidentit të Flamurtarit Shpëtim Gjika. Sigurisht, ka patur shumë prej atyre që duke lexuar atë lajm, kanë menduar se tashmë skuadra vlonjate do të fillonte problemet dhe Vllaznia në ndeshjen ndaj saj do ta kishte më të lehtë të fitonte. Ka patur edhe nga ata që kanë menduar se një deklaratë e tillë e kryebashkiakut- president thjesht ka qenë një moment mërzie për distancimin nga kreu I renditjes. Ndoshta kjo situatë mund të jetë përjetuar në këto mënyra edhe brenda skuadrës së Vllaznisë dhe mbase për të evituar çoroditjen e futbollistëve në këtë pragndeshje, është vendosur grumbullimi I skuadrës mbrëmë.
Luka. Në antitezë me Gjikën, kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka që është njëkohësisht edhe president I Vllaznisë, nuk është aq tifoz. Në shumë prej takimeve që ka zhvilluar skuadra e tij nuk ka qenë fare në stadium. Megjithatë në këtë sezon, është munduar të korigjojë diçka ndoshta në këtë drejtim dhe sa herë që I është dhënë mundësia, ka qenë pranë skuadrës. Luka është takuar vetëm 2-3 herë deri më tani me trajnerin Duro. Thjesht ka deleguar të tjerët të merren me drejtimin e klubit dhe t’I qëndrojnë pranë skuadrës. Ka vepruar mirë apo keq, kjo ka qenë zgjidhja e tij. Megjithatë me shumë mundësi, kryebashkiaku I Shkodrës sonte do të jetë në tribunën “VIP” të stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur skuadrën e tij. Sigurisht duke shpresuar që të ketë në krah edhe kolegun e tij të Bashkisë së Vlorës, që me shumë siguri do të ketë ndërruar mendje nga vendimi I tij dhe do të vazhdojë ta mbështesë Flamurtarin. Takimi I sotëm në këtë mënyrë duket se do jetë edhe një përballje Luka- Gjika, më shumë sesa Vllaznia- Flamurtari.
Gjergj KOLA