Java e tete e kategorise se pare ka dhuruar sfiden Vllaznia- Vora e cila do te luhet ne Shkoder por mbetet për t’u parë se ku do te zhvillohet. Pas rikonstruksionit të tapetit të stadiumit “Loro Boriçi”, ai është i gatshëm për të pritur futbollistët por me shumë të ngjarë ky impiant sportiv nuk do të hapet as këtë javë për Vllazninë.

Arsyeja është se Federata Shqiptare e Futbollit, institucion ky që e ka në administrim këtë stadium, kërkon ta ruajë tapetin për ndeshjen e 17 nëntorit kundër Skocisë dhe për këtë arsye, pritet të mos e lejojë skuadrën shkodrane të luajë aty.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e saj në “Reshit Rusi” dhe kuptohet që një vendim i tillë nuk do të pritet mirë nga futbollistët e Vllaznisë që nuk e kanë shumë për zemër të luajnë në këtë fushë, nisur nga përmasat e vogla të saj.

Pavarësisht të gjitha këtyre gjërave, objektivi nuk do të ndryshojë: Ai do jetë vetëm fitore dhe vazhdim i kryesimit të renditjes së kampionatit.
www.shkodrasport.com