Vllaznia po vuan shume ne kete fillim-sezoni per nje mbrojtes te majte. Nje qe e pati, Antonio Markun, nuk e preferuan dhe e lane te lire te largohej drejt Kosoves.
Me pas erdhi maqedonasi Gligorov qe kryesisht luan ne krahun e djathte, por e ben edhe te majtin dhe ne kete pozicion luajti ne ndeshjen e pare te kampionatit ate ndaj Laçit ne te cilen edhe u demtua.
Me pas, aty u provua Gurishta i cili ne te dyten, ate ndaj Tiranes gaboi rende ne nje moment dhe padyshim qe vete ai nuk mund te merrte me persiper qe te luante ne ate pozicion jonatyral per te.
Sakaq, ne ndeshjen e fundit ndaj Teutes mbrojtes i majte luajti nje mesfushor- Herald Marku, qe pergjithesisht e beri mire. Megjithate, tek Vllaznia jane ne pritje te mbrojtesit te majte te mirefillte dhe per kete kane “prenotuar” ugandezin Godfrey Walusimbi i cili ende nuk i eshte bashkuar skuadres.
Ne gjithe kete vorbull te mungeses se nje mbrojtesi te majte, ai qe “i hedh benzine zjarrit” eshte ish- lojtari i kesaj skuadre Alis Boci. Ai ka postuar ne profilin e tij nje foto kur luante me fanellen kuqeblu duke shprehur nostalgjine per ate periudhe por edhe keqadhjen qe nuk eshte aktualisht pjese e saj.
Boci siç e kemi bere te ditur, prej dy sezonesh po luan ne Gjermani teksa eshte bere pjese e ekipit Kosova Munchen sebashku me portierin shkodran Ervin Hallunaj ku po bejne mire duke qene nder lojtaret me te rendesishem te tij, megjithate duket se mbrojtesit te majte, i mungon Vllaznia.
www.shkodrasport.com