Ka tre dite ne Shkoder por sot eshte zyrtarizuar si futbollist i Vllaznise dhe ka zhvilluar edhe stervitjen me ekipin. E kemi fjalen per mbrojtesin e majte te ardhur nga Maqedonia e Veriut Aleksandar Isaevski.

Futbollisti eshte tashme pjese e kuqebluve dhe te dyja palet duken te kenaqura me akordin e arritur duke shpresuar qe gjerat te shkojne mire ne sezonin e ri, per te cilin ka objektiva krejt te tjera ne krahasim me ate qe sapo u mbyll.

Futbollisti maqedonas eshte i datelindjes 19 maj 1995 dhe gjate karrieres se tij perveçse ne vendin e vet ku ka luajtur per ekipet Makedonija e Pobeda, ka provuar te luaje edhe ne Amerike me ekipin Detroit City ndersa ne sezonin e kaluar ka luajtur ne Bullgari me ekipin FK Dunav Ruse.

Me kete te fundit ka luajtur ne 20 ndeshje dhe ka bere nje paraqitje te mire, megjithate deshira e tij ka qene per te mos vazhduar me atje dhe per rrjedhoje ka kerkuar nje pervoje te re dhe prandaj e ka mirepritur oferten e Vllaznise me te cilen tashme ka firmosur edhe zyrtarisht.

Vllaznia duhet thene se ne sezonet e fundit ka vuajtur per mbrojtes te majte. Ne sezonin e kaluar erdhi Walusimbi por ai luajti shume pak dhe per kete arsye, ne ate pozicion u vendos Herald Marku qe kuptohet nuk mund te tregonte vlerat e tij te verteta sepse nuk ishte vendi ideal per te.

Tashme me ardhjen e Isaevskit, trajneri Brdariç dhe stafi i tij mendon se e ka siguruar krahun e majte te mbrojtjes, ndonese po tentohet edhe gjetja e nje lojtari tjeter ne ate pozicion.
www.shkodrasport.com