Tashmë nuk ka më dilema. Stafi teknik i Vllaznisë e ka të qartë mënyrën si do të luajë dhe formacionin që do të hedhë në fushë në ndeshjen e rradhës ndaj Dinamos. Këtë gjë e ka provuar gjatë gjithë këtyre ditëve të kësaj jave në stërvitje ndërkohë që do të ketë edhe një seancë të fundit nesër para se kuqeblutë të nisen për në Tiranë për ta luajtur këtë ndeshje.
Ajo që të bën përshtypje është se trajneri Lika nuk ka ndër mend ta ndryshojë formacionin fitues të dy ndeshjeve të fundit, me Korabin dhe me Burrelin. Pra, në portë edhe të dielën do të jetë Sherri ndërsa në mbrojtje treshja Zeqaj, Malota dhe Ignat.
Para tyre, të spostuar në të dy krahët do të jenë Gocaj e Gurishta. Sakaq, në qendër të mesfushës do të luajnë përsëri Krymi e Tafili ndërsa në rolin e mesfushorëve të avancuar do të luajnë kapiteni Lika dhe Hajdari.
Në majë të sulmit dhe pika kryesore e referimit për manovrën sulmues do jetë braziliani Junior. Me këtë 11-she, Vllaznia do të kerkojë fitoren e 10-të në këtë kampionat.
Ecuria e saj ka qene pergjithesisht e mire deri me tani megjithate ende nuk ka siguruar asgje dhe per kete arsye, i duhet te vazhdoje te fitoje serish, per me teper ndaj rivaleve direkt siç eshte Dinamo.
© shkodrasport.com