Pasditen e sotme Vllaznia do te luaje ndeshjen e saj te trete miqesore ne prag te startit te kampionatit te ri dhe kete here do te luaje ndaj nje ekipi te kategorise se pare siç eshte Erzeni.

Trajneri Brdariç ka vendosur qe ne ndeshjen miqesore me Erzenin qe do te nise ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te mos kete ndryshime ne krahasim me ndeshjen e kaluar, ate ndaj Kastriotit.

Keshtu ne porte do te jete serish Zogoviç. Ne mbrojtje do te luajne Gurishta nga e djathta e Isaevski nga e majte ndersa ne qender do te luajne dyshja Lekaj- Adili.

Treshja e mesfushes do te jete e perbere serish nga Krymi, Marku e Kruja ndersa treshja e sulmit do te jete edhe ajo po e njejta me Victor da Silva ne te djathte, Imerin ne te majte dhe Hoxhajn ne maje te tij.