Trajneri i Vllaznise Hasan Lika ka perzgjedhur 11-shen me te cilen do te luaje ne takimin e sotem ndaj Veleçikut.

Ashtu siç pritej, ka patur vetem nje dileme per formacionin, ate nese do te luante Malota apo Ruqi.

Ne fund stafi teknik ka vendosur per kete te fundit ngaqe gezon nje forme me te mire sportive.

Keshtu, ne porte do te luaje Sherri ndersa ne mbrojtje do te jene Gurishta nga e djathta dhe Ruqi ne te majte ndersa ne qender do te jene Zeqaj dhe Ignat.

Ne mesfushe nderkohe eshte kaluar Gocaj ne te djathte ndersa ne te majte do te luaje Hajdari. Ne qender te ketij reparti do te jene Krymi e Bilali.

Para mesfushes do te luaje Zogaj dhe ne sulm si gjithnje braziliani Zhunior. Me kete 11-she Vllaznia do te kerkoje fitoren e peste ne kampionat dhe per te vazhduar kryesimin e renditje.

www.shkodrasport.com