Ka qenë një nga lëvizjet që bëri shumë zhurmë në merkaton e verës. Fillimisht u mendua se do të kalonte në Spanjë e Kroaci, por në fund Erald Çinari firmosi për Partizanin në ditët e fundit të mbylljes së transfertave.

Në media ndërkohë ka patur shumë aludime për shumën e transferimit të këtij lojtari.

Vetë klubi Vllaznia nuk e bëri publike në atë moment, por çdo gjë është zbardhur sot nga ana e administratorit Lici dhe drejtorit sportiv Firat.

“Nga shitja e Çinarit kemi përfituar një shumë prej 40 mijë eurosh”- deklaron klubi shkodran. Që do të thotë se kjo është vlera reale e marrëveshjes trepalëshe të firmosur në mes dy klubeve dhe Erald Çinarit.

Në pamje të parë duket se kuqeblutë nuk kanë përfituar shumë megjithatë duke parë telenovelën që shoqëroi këtë futbollist gjatë verës, ata duken të kënaqur me përfitimin e një shume të tillë.
© shkodrasport.com