Vllaznia ka nisur që të hënën përgatitjet për ndeshjen e mesjavës kundër Tiranës.vllazniaKuqeblutë vijnë në përballjen me bardheblutë pas barazimit 2-2 kundër Partizanit. Ndeshje, e cila ishte e katërta radhazi ku shkodranët nuk marrin fitoren në kampionat. Dhe në Klasike do të kërkojnë me doemos kthimin te pikët plota dhe fitorja në kampionat.

Trajneri Brdariç e ka të plotë grupin e futbollistëve dhe ndaj Tiranës pritet të ketë sërish ndryshime në formacion. Pavarësisht se ato nuk do të jenë të shumta. Nga porta pritet ta nisë si çdo herë Kristi Qarri. Në repartin e mbrojtjes do jetë Gurishta djathtas, Juriç në qendër të prapavijës sëbashku me Bajramin dhe Yagon majtas.

Rikthimi në 100% të formë fizike bën që Mala ta nisë nga fillimi ndeshjen me Tiranën. Në këtë mënyrë në stol do të shkojë njëri mes Salës dhe Kahrimanoviç. Me kroatin, i cili duket më i avantazhuar ndaj shkodranit për një fanellë titullari. Po ashtu të padiskutueshëm në mesfushë janë edhe dyshja Qato-Krymi.

Në sulm do jetë Balaj, i cili do ketë mbështetjen e Dodajt dhe Malës tashmë të rikthyer nga krahët e sulmit.