Pas rreth dy orësh, në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisë ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të Superligës në mes Vllaznisë dhe Laçit. Ekipi shkodran është i grumbulluar që pasditen e djeshme në “Gardenland Resort” ku ka zhvilluar edhe analizën e ndeshjes ndërkohë që trajneri Gjoka duket se ka përcaktuar edhe formacionin me të cilin do të luajë në këtë takim. Kështu, në portë do të jetë Sherri ndërsa në mbrojtje Gocaj në të djathtë, Gurishta dhe Orelesi në qendër dhe Marku në të majtë.
Sakaq, në mesfushë Krymi rikthehet në vendin e tij teksa do të luajë në qendër të saj bashkë me Hasanin ndërsa Lika e Çinari në krahë ndërsa Vucaj do të luajë në rolin e mesfushorit të avancuar për të mbështetur Atsinën që do të luajë përpara në sulm. Me këtë formacion, Vllaznia patjetër që do të kërkojë të arrijë të marrë fitoren e tretë rradhazi në kampionat, çka do të përmirësonte edhe renditjen e saj në klasifikim.
www.shkodrasport.com