Skuadra shkodrane do ta nisë ndeshjen ndaj Partizanit që starton në orën 13.00 me formacionin e mëposhtëm. Në portë do të jetë sërish si titullar Alen Sherri ndërsa në mbrojtje do të luajnë Gocaj, Marku, Orelesi dhe Ruqi. Ndërkohë mesfusha këtë herë do t’i besohet Krymit dhe Bardullës në qendër ndërsa në krahë do të luajnë Lika e Çinari. Në majë të sulmit do të jetë Ribaj ndërsa pas tij në rolin e sulmuesit të tërhequr do jetë Vucaj

. Me këtë 11-she, Vllaznia do të tentojë të marrë pikë në takimin ndaj të kuqve që po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.