Vllaznia me ne fund gjen trajnerin. Ai eshte nje emer shume i njohur ne ambjentin sportiv te Ballkanit por edhe te Europes, nderkohe qe ne Shqiperi eshte permendur vetem 5 vite me pare kur ka qene ne bisedime me Kukesin.
Behet fjale per ish- trajnerin e kombetares se Maqedonise Mirsad Jonuz. KF Vllaznia ka bere te ditur sot se me te eshte arritur akordi dhe brenda pak ditesh 57 vjeçari do te mberrije ne Shkoder per te firmosur kontraten dhe per t’u prezantuar, para se te nise stervitjen me ekipin.
Ja njoftimi i plote i klubit kuqeblu ne lidhje me trajnerin e ri te tyre:
“Pas firmave në kontratë me disa futbollistë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik, drejtuesit e klubit kanë vijuar punën edhe në aspekte të tjera. Për këtë arsye, ditën e sotme është arritur akordi edhe me trajnerin që do të drejtojë ekipin e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm.
Njeriu i përzgjedhur për këtë arsye, është Mirsad Jonuz, një trajner shumë i njohur në Maqedoni dhe jo vetëm. Trajneri maqedonas gjatë karrierës së tij në drejtim ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë të cilën do ta drejtonte nga vitet 2003-2009. Në këtë vit i është besuar drejtimi i ekipit të parë të kombëtares së vendit fqinj. Në krye të kombëtares maqedonase ka qëndruar për dy vite duke e drejtuar në 30 ndeshje.
Pas kësaj, ka punuar në krye të ekipit qipriot Nea Salamis. Ka provuar të jetë edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo në vendin e tij ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi.
Me z. Jonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave. Pas kësaj, do të vihet në krye të ekipit për të filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik”.
