Kryendeshja e javë në volejbollin e meshkujve mes Vllaznisë e Teutës ka përfunduar me fitoren e durrsakëve 0-3. Kampionët në fuqi kanë fituar pa probleme ndaj kuqebluve duke u hakmarrë për humbjen e fazës së parë që iu shkaktua nga shkodranët brenda në Durrës. Është pritur një sfidë me rivalitet por Teuta ka fituar pa probleme duke e mundur me rezultatin 0-3 Vllazninë. Durrsakët ka dominuar sfidën që nga fillimi e deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Vllaznia nuk e nis mirë ndeshjen. Teuta fiton në setin e parë me 10 pikë diferencë 15-25.

Shkodranët duket qartë se nuk janë në ditën e tyre më të mirë. Teuta vijon të jetë e saktë në lojën e saj. Durrsakët mbrojnë mirë si dhe janë të saktë në lojën sulmuese duke thyer shpesh herë bllokun e kuqebluve. Teuta merr edhe setin e dytë teksa e fiton në shifrat 22-15 duke shkuar në epërsinë 0-2. Këtu Vllaznia e ka shumë të vështirë të ndryshojë rrjedhën e lojës përballë ekipit kampion në fuqi ndërsa Teuta duket se e ka thuajse të siguruar tashmë fitoren. Në fakt nuk ndodh ndryshe. Ekip mik ka freskinë e duhur dhe për asnjë moment nuk toleron. Durrsakët fitojnë edhe setin ë e tretë dhe kësaj herë me diferencë të madhe prej 9 pikësh, 14-25 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjitshëm 14-25. Pas takimit trajneri i Vllaznisë Artana Kalaj ka thënë se kjo ishte ndeshja më e dobët e sezonit për ekipin e tij. “Në fakt vinim nga një ndeshje e mirë. Ndoshta ndikoi impresioni që shkaktoi pubpliku i shumtë. Them që është ndeshja më e dobët e këtij sezoni për ne. Megjithatë jemi brenda objektivave. Shpresoj që nga kjo humbje të nxjerrim mësimenë mënyrë që këto gabime të mos përsëriten më. Çaluan shumë elementë në këtë përballje, lojtarët kryesor nuk ishin në formën e duhur, gjithashtu mund të ketë ndikuar fakti i shtyrjes se ndeshjes si dhe largimi i lojtarëve sepse për një vit na kanë ikur nga Vllaznia 7 volejbollistë” – ka thënë trajneri Kalaja.

Të veçanta

*Ndeshjen Vllaznia – Teuta e kanë ndjekur trajneri i Vllaznisë në futboll Rudi Vata që për që për të ishte hera e parë që ndiqte një ndeshje në “Qazim Dervishi”. Vatës i ka bërë përshtypje duke qenë se tifozët nuk kishin mbushur plot e për plot pallatin e sportit si dhe fakti që me Teutën luanin dy shkoranët Jukni e Kola, teksa pyeti “pse nuk i mban Vllaznia këto” pa ditur se financat tek shumësportëshi janë skandaloze dhe të papërfillshme me të futbollit ku Vata është mësuar. I pranishëm bashkë me Vatën ishte edhe drejtori sportiv Armir Grima si dhe futbollisti Florind Bardulla.

*Ndeshjen e kanë ndjekur pjesëtar nga të gjitha skuadrat e Vllaznisë, basketbolli meshkujve e femrave, volejbolli femrave, kanë qenë boksierë, peshëngritës, mundës bashkë me trajnerët e tyre.